Aplikimi dhe Regjistrimi, Raundi i Dytë, MSH 2018

Bëjeni Share që të informoni shokët:Share-512.png


Hit Counter

RAUNDI I DYTE

A. Si te aplikoj? Procedurat

  1. Ne datat 15 – 20 Shtator 2018 do te kryet aplikimi per studimet ne IAL, nepermjet formularit online (A3) ne portalin U-Albania. Aplikimi mund te behet kudo, mjafton te keni akses ne internet.
  2. Duhet te zgjidhni deri ne 10 (dhjete) programe studimi perfshire ketu programet ne Universitetet Publike dhe Jopublike.
  3. Aplikimi kryet nga maturante/kandidate te cilet:
    – nuk kane arritur te aplikojne ne raundin e pare
    – kane kryer procesin e aplikimit online ne raundin e pare dhe nuk jane shpallur fitues
    – kane kryer procesin e aplikimit online ne raundin e pare dhe nuk kane arritur te regjistrohen
    – jane cregjistruar pas perfundimit te raundit te pare.
  4. Maturantet/kandidatet qe nuk kane paguar tarifen ne raundin e pare perpara aplikimit ne U-Albania, duhet te kryejne pagesen e tarifes prej 2000 (dymije) leke (te reja) ne zyrat e Postes ose ne bankat e Nivelit te dyte, nepermjet fatures qe e shkarkojne ne portalin U-Albania.
  5. Maturantet te cilet kane aplikuar ne raundin e pare dhe do te riaplikojne nuk duhet ta paguajne tarifen.

B. Ku mund ti shoh rezultatet?

  1. Te gjitha IAL-te edhe ato qe zhvillojne konkurse/testime, pas llogaritjes se pikeve per cdo konkuret afishon ne mjediset publike dhe faqet zyrtare listen e fitueseve ku pas fituesit te fundit vendoset vija e kuqe.
  2. Brenda dates 25 Shtator 2018, te gjitha IAL-te (Universitetet) duke perfshire ato qe zhvillojne konkurse/testime do te afishojne dhe publikojne listat e renditjes se aplikanteve duke perdorur vetem ID. Gjithashtu do te ngarkohet nje kopje elektronike e tyre ne portalin U-Albania.

C. Si te regjistrohem?

  1. Ne datat 27 shtator deri ne 6 tetor 2018, te gjithe aplikantet te cilet jane shpallur fitues ne Raundin e dyte mund te kryejne procesin e regjistrimit me dokumentacionin ne sekretarite mesimore te IAL-ve ne programet e studimit ku deshirojne te vazhdojne studimet, nga ora 8:00 deri ne oren 16:30.
  2. Periudha 27 shtator deri ne 6 tetor 2018 eshte e ndare ne 5 faza 48 oreshe. Per ndjekjen e procedurave te 5 fazave 48 oreshe, do te publikohen udhezime ne faqet e Ministrise se Arsimit dhe U-Albania.
  3. Kur aplikanti shpallet fitues, ai duhet te regjistrohet brenda 48 oreve nga momenti kur eshte shpallur fitues. Nese nuk regjistrohet brenda ketij afati, e humbet te drejten e regjistrimit ne ate faze.
  4. Aplikantet fitues duhet te regjistrohen vetem ne nje program studimi pervec nxenesve dhe studenteve te shkelqyer.
  5. Per regjistrim duhet ky dokumentacion:
    – dokument identifikimi (pasaporte ose karte identiteti). Ne dosje mbahet vetem fotokopja.
    – fotokopja e noterizuar e Diplomes se Matures Shteterore se bashku me Certifikaten e notave.
    – deklaraten te cilen e gjeni ne udhezimin e plote, duhet ta printoni dhe me pas ta plotesoni ne sekretarite e deges se studimit ku do te regjistroheni.
  6. Pas deklarates se shkruar behet regjistrimi menjehere ne portalin U-Albania dhe firmoset nga sekretarja dhe aplikanti ne dy fotokopje formulari i printuar nga sistemi, nje prej te cilave i jepet aplikantit.
  7. Aplikantet te cilet kane bere regjistrimin me dokumentacion dhe kane nenshkruar ne regjister, nuk kane te drejte te ndryshojne programin e studimit per kete vit akademik.

D. Si te C’regjistrohem?

  1. Pasi keni bere regjsitrimin, keni te drejte te cregjistroheni vetem ne daten 7 Tetor 2018. Duhet te paraqisni nje kerkese prane sekretarise mesimore ku keni bere regjistrimin duke terhequr dokumentat e dorezuara.
  2. Nese ky veprim nuk kryhet brenda dates se dhene, kandidati nuk ka te drejte te ndryshoje programin e studimit per kete vit akademik.

E. Si mund te paraqes nje ankese?

  1. Aplikantet kane te drejten e ankimimit ne IAL ne daten 26 Shtator 2018. Brenda 24 oreve nga paraqitja e ankeses, IAL shpreh vendimin lidhur me ankesen.
  2. Brenda dates 28 Shtator 2018 IAL-te shpallin vendimet ne forme elektronike ne U-Albania.
  3. Aplikantet, pavaresisht paraqitjes se ankeses, nese jane shpallur fitues mund te vijojne procedurat e aplikimit. Nese ankesa eshte pranuar duhet te cregjistrohen dhe te regjistrohen ne programin e studimit ne te cilin eshte pranuar ankimi, vetem me date 7 tetor 2018.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.