Në një deklaratë për media ministrja Nikolla u shpreh se situata vijon të jetë problematike në 27 shkolla në të gjithë Shqipërinë. Për këtë arsye mësimi do të pezullohet për 5 ditë në 5 shkolla në Vlorë, 2 në Kamëz, 3 në Dibër dhe 2 në Kukës.
Si rezultatat i masave të marra nga Shtabet e Emergjencës në çdo qark, është bërë e mundur që mësimi të rifillojë normalisht ditën e hënë, datë 04.12.2017, me përjashtim të 27 shkollave në të gjithë vendin, në të cilat ende do të vijojë puna për t’i kthyer në kushtet e duhura.
Shkollat në të cilat nuk do të fillojë mësimi ditën e hënë janë: