Grekët e lashtë i lexonin me zë të lartë tekstet e tyre e ashtu bënë europianët për shekuj me radhë, por nga shekulli i XVII, praktika e leximit në Europë ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Njerëzit e konsiderojnë leximin si një hobi diskret, një aktivitet të heshtur i zhvilluar përmes zërit të mendjes, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Grekët e lashtë i lexonin me zë të lartë tekstet e tyre e ashtu bënë europianët për shekuj me radhë, por nga shekulli i XVII, praktika e leximit në Europë ka ndryshuar në mënyrë drastike.
Teknologjitë e tekstit si dhe rritja e të shkruarit në gjuhën e popullit ndihmoi në krijimin e praktikës që ne shijojmë sot; përvetësimi i fjalëve pa i thënë më zë të lartë ato.
Mes studiueseve ekziston një debat i ashpër lidhur me periudhën kur shoqëria kaloi nga leximi i zëshëm në atë të heshtur.
Në fund të viteve 700-t historiani Robert Darnton shkruante se për njerëzit e zakonshëm në Europën e modernizmit të hershëm, leximi ishte një aktivitet social që zhvillohej në punishte, plevica dhe taverna. Ai ishte gjithmonë me zë sipas historianit.
Leximi në privatësi u bë një normë për njerëzit e pasur, të arsimuar e që mund t’i lejonin vetes librat në vitet 1800.
Ndërsa shumë mendonin se praktika mundësonte krijimin e një marrëdhënie të pakufizuar me librin e fjalët pati nga ata që kritikuan. Skeptikët menduan se leximi i heshtur joshte ëndërrimtarët me sy hapur dhe dembelët.
Praktika ishte aq popullore në shekullin e 19-të saqë disa mendonin se gratë që lexonin të vetme në shtrat, ishin të ekspozuara ndaj mendimeve të rrezikshme seksuale.
(Portali Shkollor)
