December 1, 2023

NJOFTIM
Në datat 21-23 gusht 2017 do të jetë i hapur sistemi i Matura Online për aplikimet me
formularin A1Z.
Sistemi do jetë i hapur nga ora 8.00-16.00 të secilës nga datat e sipërpërmendura.
Aplikimet me formularin A1Z bëhen në mjediset e shkollave ku kandidatët kanë
përfunduar shkollen e mesme.
Kandidatët që mund të plotësojnë këtë formular do të jenë:
1. Maturantet që nuk e kanë plotësuar formularin A1 në sesionin e parë.
2. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2017 dhe nuk janë të pajisur me
dëftesë pjekurie /diplomë
3. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2017 dhe nuk kanë për të dhënë
provime të Maturës, por duan të aplikojnë në IAL.
4. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njehsuar
dokumentet shkollore nga MAS.
Për të gjitha rastet që do të paraqiten pranë shkollave për aplikim do të ndiqen procedurat e
përcaktuara në udhëzimin përkatës
Kujdes: Do të plotësojnë formularin A1Z vetëm maturantët/kandidatët që nuk e kanë plotësuar
këtë formular në sesionin e parë të Maturës Shtetërore 2017.
Nëse maturanti/kandidati e ka plotësuar formularin A1/A1Z në sesionin e parë dhe për ndonjë
arsye nuk ka marrë pjesë në provime ose ka marrë pjesë dhe ka mbetur, atëherë ai nuk duhet të
plotësojë formularin A1/A1Z, sepse ai ekziston në bazën e të dhënave të Maturës Shtetërore 2017

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d bloggers like this: