Humbësit as tek privati; Studimet në Universitetet jopublike vetëm nëse fiton

Maturantët të cilët nuk do te jene fitues në asnjë nga dhjetë degët për të cilat kane aplikuar nuk duhet të mbajnë shpresë se mund të regjistrohen në Universitete private pasi është kundrejt pagesës.

Këtë vit edhe ai student që do të ndjekë studimet e larta në shkollat private duhet patjetër të ketë mesataren mbi 6, duhet të ketë aplikuar pranë agjencisë kombëtare të provimeve dhe ta ketë përfshirë në 10 preferencën e tij shkollën e lartë jo publike.

Afatet dhe procedurat që ndiqet për këtë rast është i njëjtë si për Universitetet publike edhe për ato private. Pas përfundimit të procesit, askush që nuk ka aplikuar në sistemin matura shtetërore nuk mund të regjistrohet në ndonjë institucion privat apo publik qoftë ai”, shprehet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Sipas Ndrecës askush nga shkollat e larta jo publike nuk mund të bëjë pranime jashtë këtyre kritereve pasi maturanti nuk mund të pajiset me diplomë pasi nuk merr numrin e matrikullimit që e identifikon atë si student.

Numri i identifikimit apo numri i matrikulimit është tashmë me këtë sistem dhe bëhet i mundur vetëm në rast se studenti ka apikuar dhe është regjistruar në një institucion publik ose privat. Kështu që asnjë studentë që regjistrohet jashtë këtij sistemi që po flasim nuk merr dot numër matrikullimi. Dhe për rrjedhojë ai nuk konsiderohet si student ligjërisht. Dhe rrezikon mos marrë diplomën, mos i njihet e drejta e studimit, mos i njihet diploma”, shton Ndreca.

Universitetet jopublike do të pranojnë për vitin 2016- 2017 rreth 10 000 studentë, por vetëm nëse e fitojnë të drejtën e studimit në to.

/ Top Channel

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.