Më 28 nëntor 1912, në Vlorë, u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Sot, 114 vite më pas, kujtojmë me krenari një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Kjo ditë na kujton sakrificën, guximin dhe vizionin e atyre që punuan për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur.
E ardhmja e vendit është në duart e brezit të ri, të maturantëve dhe studentëve që me dijen, përkushtimin dhe ambiciet e tyre ndërtojnë të nesërmen. Arsimi është themeli i një kombi të fortë dhe të zhvilluar.
Matura Shtetërore ju uron gëzuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë! 🇦🇱
