Në kuadër të procesit të përditësimit të paketës kurrikulare të arsimit parauniversitar, ASCAP ka publikuar programet lëndore të përditësuara për klasat 2, 7 dhe 11, të cilat do të fillojnë zbatimin në vitin shkollor 2027–2028.
📖 Programet e reja synojnë të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies dhe të të nxënit, duke u përqendruar në zhvillimin e kompetencave, përvetësimin e njohurive dhe aftësive praktike, si dhe në përshtatjen e procesit mësimor me nevojat e nxënësve dhe kërkesat e kohës.
🔗 Programet lëndore janë të disponueshme në faqen zyrtare të ASCAP, në rubrikën “Kurrikula e përditësuar 2025” → “Programe lëndore”, të organizuara sipas klasave dhe niveleve të arsimit. https://www.ascap.edu.al/kurrikula-e-perditesuar-2025
✅ ASCAP vijon punën për përditësimin e dokumenteve kurrikulare dhe mbështetjen e mësuesve në zbatimin e tyre në praktikën shkollore.




