🎓 Një kapitull i ri po nis!
Kolegji Universitar Qiriazi publikon listat e fituesve për raundin e dytë për vitin akademik 2026–2027.
Urime të gjithë fituesve që tashmë mund të bëhen pjesë e komunitetit tonë akademik! Ju presim me shumë dëshirë për të nisur së bashku një rrugëtim të ri, plot dije, eksperienca të reja dhe mundësi për të ardhmen.
Ftojmë të gjithë fituesit të konsultojnë listat e publikuara dhe të vijnë që të finalizojnë regjistrimin e tyre në programin e dëshiruar.
Mirë se vini në Kolegjin Universitar Qiriazi dhe suksese në këtë fillim të ri!
