🏫 Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në 144 qendrat e përcaktuara sipas Rregullores së Maturës Shtetërore.
📦 Tërheqja dhe shpërndarja e testeve realizohet sipas grafikut të hartuar nga QSHA dhe të miratuar nga Komiteti i Maturës Shtetërore, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e procesit në çdo hallkë.
Për mbarëvajtjen e Maturës 2026 janë angazhuar:
✅ 2087 mësues administratorë;
✅ 170 monitorues nga Ministria e Arsimit;
✅ 650 vlerësues të testeve.
Ky është një proces kombëtar që mbështetet në profesionalizëm, korrektësi dhe respektim të rregullave, me qëllim garantimin e një procesi të drejtë dhe të barabartë për çdo maturant 📚
🎯 Respektoni rregullat, besoni te përgatitja juaj dhe jepni më të mirën në provim!
Më shumë informacion: 🔗 https://arsimi.gov.al/newsroom/udhezim-nr-27-date-30-12-2025/
