Një moment i rëndësishëm për zhvillimin profesional të mësuesve tanë 👩🏼🏫👩🏻🎓
Procesi i kualifikimit për të gjithë mësuesit që synojnë titujt mësues i kualifikuar, mësues specialist dhe mësues mjeshtër do të kryhet në periudhën shkurt – maj 2026🗓️
Për të mbështetur mësuesit në këtë rrugëtim profesional, janë publike programet orientuese📑 për marrjen e shkallëve të kualifikimit të hartuara nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar:
🌐https://www.ascap.edu.al/zhvillimi-profesional/
🙌🏼 Të dashur mësues, ky cikël nuk është me rëndësi vetëm për avancimin në karrierën profesionale, por një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e mësimdhënies dhe të ardhmes së arsimit parauniversitar, sepse dijet tuaja formësojnë brezat, andaj përgjegjësia është shumëfish më e madhe🏫📚👩🏼💻
Suksese të gjithëve🤝🏻
