📢 Njoftim i rëndësishëm për maturantët: Ministria e Arsimit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore ka miratuar periudhën e aplikimeve 📩👨🏻💻 me formularët A1 dhe A1Z për Maturën Shtetërore dhe Maturën Shtetërore Profesionale 2026 📗, ku nxënësit duhet të përcaktojnë edhe lëndët me zgjedhje duke nisur nga data 2 shkurt 🗓️
ℹ️ Ndërsa për maturantët e viteve të kaluara, të cilët duan të bëhen pjesë e Maturës Shtetërore 2026, shërbimi për formularët A1Z do të aktivizohet në datat 🗓️10–11 shkurt 🇦🇱
Të dashur maturantë, ndiqni me vëmendje afatet dhe udhëzimet përkatëse📃⏳
Suksese⭐⭐⭐
Link: https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2026/01/Urdher-per-miratimin-e-formulareve-A1A1z.pdf 🔗
