📢 Ky njoftim u drejtohet institucioneve publike të arsimit të lartë: Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit hap thirrjen për projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor për vitin 2026 🎓🔬
Kjo thirrje synon të mbështesë investime konkrete në laboratorë, pajisje kërkimore, sisteme teknologjike dhe çdo infrastrukturë inovative që i shërben procesit akademik dhe kërkimit shkencor në universitetet tona.
🎓 Institucionet publike të Arsimit të Lartë ftohen të dorëzojnë projektet e tyre që lidhen ngushtësisht me nevojat e programeve të studimit, kurikulave dhe prioriteteve kërkimore të tyre, me fokus të veçantë në shkencën e hapur, ku infrastruktura e re duhet të jetë e aksesueshme edhe për përdorues të jashtëm, në përputhje me standardet europiane 🇦🇱 🇪🇺
💻 Thirrja për aplikim dhe udhëzuesi gjenden në faqen zyrtare të #AKKSHI: https://docs.google.com/document/d/13o7A1QO7poeGytlbTRI9hzdGevQqy0tJ/edit
