Screenshot
Subjektet që kryejnë praktikën profesionale:
1. Kanë të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale kandidati, që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.Mbeshtetur në nenin 57 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqipërisë” i ndryshuar.
Aplikimi për zhvillimin e praktikës profesionale për vitin shkollor 2025- 2026, për periudhën e dytë , Janar-Mars 2025 duhet të kryhen në portalin e-albania.
Afati i aplikimit në portal për periudhën e dytë për zhvillimin e praktikës profesionale për vitin shkollor 2025-2026 është nga data 01.12.2025 – 12.12.2025
Dukumentacioni që kërkohet të ngarkohet në portal nga kandidatët :
1. Fotokopje e noterizuar e diplomës Bachelor me lista notash;
2. Fotokopje e noterizuar e diplomës Master me lista notash;
3.Raporti mjeko- ligjor nga qëndra shëndetsore e njësisë së banimit;
4. Vetdeklarimin e gjendjes gjygjsore.
Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati për praktikant duhet të pajiset nga Universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:
– Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim.(si dhe njohjen e gjuhës së huaj,në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi);-emërtesa e plotë dhe lloji i programit
të ciklit të dytë të përfunduar
a-viti i përfundimit
b-numri i matrikullimit
c-data e diplomimit

