Screenshot
Një tjetër mundësi aplikimi përmes e-Albania.
ℹ️Nga sot, studentë dhe ish-studentë mund të informohen apo verifikojnë numrin e matrikullimit online, lehtësisht dhe në kohë reale.
Ky numër është i rëndësishëm për:
🎓 Verifikimin e statusit si student
💼 Aplikime për punë
📄 Procedura administrative pranë institucioneve arsimore
📚 Saktësimin e të dhënave akademike
➡️ Zgjidhni shërbimin: “Informacion mbi statusin e numrit të matrikullimit” – https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16768
Informohuni dhe njihuni me statusin e tij nëse është aprovuar, ende në process apo është refuzuar.👩🏻💻🧑🏻💻
Shërbimi është i vlefshëm për studentët nga viti akademik 2011–2012 e në vijim.
ℹ️Aplikimi ofrohet edhe për shtetas të huaj që studiojnë ose kanë studiuar më parë në Shqipëri.
🇦🇱e-Albania, gjithçka për këdo🤝
