March 23, 2026
Thumbnail 2026

Më poshtë do të gjeni veprat që maturantët duhet të studiojnë për provimin e Letërsisë 2026


Cikli i Kreshnikëve Cikli i Kreshnikëve, si pjesa më rëndësishme e epikës shqiptare.Rëndësia e Ciklit të Kreshnikëve për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve. Vlerat artistike të Ciklit të Kreshnikëve.Cikli i Kreshnikëve
Nxënësi:vlerëson rëndësinë e Ciklit të Kreshnikëve për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve;interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të Ciklit të Kreshnikëve.
Homeri
Iliada.
Rëndësia e Homerit në letërsinë e mëvonshme.
Homeri “Iliada”
Nxënësi:vlerëson rëndësinë e Homerit në letërsinë e mëvonshme;interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të poemës “Iliada”
Eskili
Prometeu i mbërthyer.
Tiparet dalluese të krijimtarisë së Eskilit.
Eskili “Prometeu i mbërthyer”Nxënësi:interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të tragjedisë “Prometeu i mbërthyer”;analizon tiparet dalluese të krijimtarisë së Eskilit.
Aligeri
Ferri.
Rëndësia e kësaj vepre.
Dante Aligeri “Ferri”Nxënësi:interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të Ferrit;analizon vlerat, strukturën, filozofinë dhe rëndësinë e “Ferrit”
Shekspir “Hamleti”• Hamleti.Nxënësi: Rëndësia e Shekspirit në letërsinë botëroreShekspir “Hamleti” Nxënësi:interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të veprës “Hamleti”;vlerëson rëndësinë e krijimtarisë së Shekspirit në letërsinë botërore.
Gëte 
Fausti. 
Rëndësia e Gëtes në historinë shpirtërore dhe letrare të Gjermanisë dhe të Europës.
Gëte “Fausti”
Nxënësi:vlerëson rëndësinë që ka krijimtaria e Gëtes në letërsinë gjermane dhe më gjerë;interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson tragjedinë “Fausti”.
Hygo
Katedralja e Parisit.Hygoi si prijës i romantizmit.
Hygo “Katedralja e Parisit”
Nxënësi:vlerëson rolin e Hygoit në letërsinë romantike dhe në letërsinë e mëvonshme franceze;interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson
romanin “Katedralja e Parisit”
De Rada
Këngët e Milosaos.
Roli dhe rëndësia e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes.
De Rada “Këngët e Milosaos”Nxënësi:vlerëson rolin dhe rëndësinë e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes;interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson  poemën “Këngët e Milosaos”;dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e De Radës.
N. Frashëri
Lulet e verës.
Naim Frashëri, figura më përfaqësuese e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Kontributi i tij në çështjen kombëtare, si dhe në gjuhën e në letërsinë shqipe.
N. Frashëri “Lulet e verës”
Nxënësi:vlerëson kontributin e Naim Frashërit në çështjen kombëtare dhe në lëvrimin e gjuhës shqipe;dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e Naim Frashërit;interpreton, analizon dhe vlerëson poezitë e vëllimit poetik “Lulet e verës”.
Balzak
Xha Gorio.
Rëndësia e veprës së Balzakut në epokën e prozës realiste.
Balzak “Xha Gorio”
Nxënësi:analizon dhe vlerëson rëndësinë e veprës së Balzakut në letërsinë franceze dhe më gjerë;interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson “Xha Gorio”;identifikon karakteristikat e personazhit realist në këtë roman.
Franc Kafka 
Metamorfoza
Faktorët objektivë historikë që ndikuan në veprën e Kafkës.
Qëndrimi i Kafkës ndaj vetmisë, zhgënjimit, tjetërsimit njerëzor, vdekjes.
Veçoritë kryesore të krijimtarisë së Kafkës. Stili i Kafkës.
Franc Kafka “Metamorfoza”
Nxënësi:• analizon faktorët objektivë historikë që ndikuan në veprën e Kafkës;interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson novelën “Metamorfoza”.
Lasgush Poradeci
Ylli i zemrës,
Poeti modern i shqipes.
Vendlindja dhe dashuria në jetën e Poradecit.
Mbështetja në trashëgiminë poetike të Naimit dhe në letërsinë moderne të Europës. 
Lasgush Poradeci “Ylli i zemrës”
Nxënësi:analizon risitë dhe origjinalitetin që solli Poradeci në poezinë shqipe;analizon motivet kryesore të poezisë së Poradecit;veçon dhe gjykon ndikimet që pati Poradeci nga krijimtaria e Naim Frashërit dhe nga poezia moderne e Evropës;interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Ylli i zemrës”.
Migjeni
Novelat e qytetit të veriut.
Vargjet e lira.
Fryma e re që solli Migjeni në letërsinë shqipe (në formë dhe në përmbajtje), si p.sh.: shkëputja nga tradita, temat e ndaluara, vargu i lirë, shembja e kulteve politike, fetare etj.
Njeriu në letërsinë e Migjenit (jeta në situata ekzistenciale).
Migjeni “Novelat e qytetit të veriut” dhe “Vargjet e lira”
Nxënësi:vlerëson frymën e re që sjell Migjeni në letërsinë shqipe (në formë dhe në përmbajtje), si p.sh.: shkëputjen nga letërsia pararendëse,trajtimin e temave tabu, vargu i lirë etj.;portretizon njeriun në krijimtarinë e Migjenit, duke e krahasuar edhe me krijimtarinë e letërsisë së mëparshme, por edhe me letërsinë e kohës së tij;interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin në prozë “Novelat e qytetit të veriut”;interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Vargjet e lira”.
Dritëro Agolli
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo.
Risitë që solli Agolli në letërsinë shqipe.
Dritëro Agolli “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Nxënësi:analizon risitë që solli Agolli në letërsinë shqipe;interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.
Ismail Kadare 
Pallati i ëndrrave. 
Vendi që zë Kadare në letërsinë shqipe.
Bota shqiptare në veprën e Kadaresë.
Ismail Kadare “Pallati i ëndrrave”
Nxënësi:• veçon dhe analizon risitë që sjell Kadare në letërsinë shqipe;interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Pallati i ëndrrave”.
Azem Shkreli
Lirikë me shi Risitë që solli Shkreli në letërsinë shqipe.
Tiparet e poezisë së Shkrelit.
Azem Shkreli “Lirikë me shi”
Nxënësi:analizon dhe vlerëson risitë që solli Shkreli në poezinë shqipe;përcakton tiparet e poezisë së Shkrelit, si dendësia e mendimit, mjeshtëria e vargut dhe frazës poetike, çlirimi i unit lirik etj.;interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Lirikë me shi”.
Albert Kamy
I huaji.
Ekzistencializmi në artin e Kamysë.
Absurdi i qenies njerëzore, vetmia
etj.
Albert Kamy “I huaji”
Nxënësi:
formulon idenë e Kamysë për absurdin;
analizon raportin: absurd, shpërfillje, shpresë,
revoltë, në veprën e Kamysë;
interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson
romanin “I huaji”

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading