img_2296

Konkursi/Testi i pranimit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës për vitin akademik 2024-2025 do të zhvillohet në datën 22 Gusht 2024, në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi/testi janë:

  • Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
  • Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)

Kujdes!

Të drejtën për të zhvilluar konkursin/testin e pranimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përzgjdhur programin e studimit të FAU-t si një nga dhjetë programet në portalin U-Albania dhe kanë kryer paraprakisht regjistrimin për të marrë pjesë në konkursin/testin e pranimit.

Regjistrimet për të marrë pjesë në testin e pranimit do të kryhen në periudhën 12-16 Gusht, ora 08:00 – 16:00, pranë zyrës së sekretarisë mësimore të FAU-t në godinën e FTI, UPT.

Në lidhje me testin e pranimit në FAU të viteve te kaluara mund të gjeni informacion të detajuar në link: https://fau.edu.al/Testi_i_Pranimit_13773/

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading