April 26, 2026
36D252BC-4F51-40DD-94E6-4294C9B8C9BA

Zbulimi i talenteve të rinj dhe përkrahja e tyre, vazhdon të mbetet qëllimi i Kolegjit Universitar Qiriazi.

Për këtë, Kolegji Universitar Qiriazi ofron 3 lloje BURSA-sh STUDIMI për të gjithë ata, të cilët kanë nevojë për një “shtysë” të vogël për të nisur rrugëtimin e tyre drejt suksesit.

1. Bursa EKSELENCE

Studentët që regjistrohen në vitin e parë në programet Bachelor dhe kanë përfunduar me rezultate të larta shkollën e mesme përfitojnë Bursa studimi si më poshtë:

  1. Me notë mesatare mbi 9.5 përfitojnë bursë të plotë 
  2. Me notë mesatare 9 – 9.5 përfitojnë ½ bursë
  3. Me notë mesatare 8 – 9 përfitojnë ¼ e bursë

2. Bursa TALENTI

Për studentët profesionistë në Sporte, Art, Lidership, IT etj.

3. Bursa SOCIALE

Për studentët jetimë, me aftësi të kufizuar dhe ndihmë sociale.

Tarifat e studimit për vitin akademik 2024-2025 do të jenë si më poshtë :

Fakulteti i Ekonomisë

Financë (3-vjeçar) – 1650 €/vit akademik

Menaxhim Biznesi (3-vjeçar) – 1650 €/vit akademik

Menaxhim Hoteleri-Turizëm (3-vjeçar) – 1700 €/vit akademik

Informatikë Ekonomike dhe Biznesi (3-vjeçar) – 1700 €/vit akademik

Fakulteti i Edukimit Shkencave Sociale dhe Sportit

Edukim Fizik dhe Sporte (3-vjeçar) – 1750 €/vit akademik

Kujdes Social dhe Shëndetësor (2-vjeçar) – 1750 €/vit akademik

Fakulteti i Drejtësisë

Studime të Integruara në Drejtësi (5-vjeçar) – 1650 €/vit akademik

Asistent Ligjor dhe Administrativ (2-vjeçar) – 1700 €/vit akademik

Kolegji Profesional i Lartë

Teknologji Informacioni (2-vjeçar) – 1650 €/vit akademik

Hoteleri Turizëm (2-vjeçar) – 1750 €/vit akademik

Teknologji Ushqimore (2-vjeçar) – 1750 €/vit akademik

* Studentët të cilët aplikojnë dhe regjistrohen në Raundin e Parë përfitojnë dhe 10% zbritje në tarifat e studimit.

** Tarifat e studimit mund të paguhen me këste cdo muaj.

Për çdo pyetje ose informacione të mëtejshëme, kontaktoni Kolegjin Universitar Qiriazi :

info@qiriazi.edu.al ; +355 67 2000 874

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading