❗️Njoftim i rëndësishëm për të gjithë maturantët dhe ish-maturantët.
Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publik
njoftimin për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z, të vlefshëm në datat 🗓 09- 10 Korrik 2024, nga ora 08:00-16:00.
Formulari A1 plotësohet nga maturantët e
këtij viti shkollor.
Formulari A1Z plotësohet nga kandidatët që
e kanë mbaruar shkollën e mesme përpara vitit 2024.
Aplikimi bëhet online nëpërmjet portalit E-Albania dhe pasi e përfundon atë me sukses maturanti/ish-maturanti paraqitet tek shkolla përkatëse, për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin e tij.
