📢 Starton konkursi kombëtar “Future
Business Idea” Edicioni i tretë që organizohet nga Klubi i Inovacionit “Qiriazi”.
Konkursi i idesë së biznesit F.B.I. u ofron maturantëve nga e gjithë Shqipëria një mundësi për të eksploruar idetë e tyre kreative dhe inovative të biznesit.
Regjistrimet janë hapur dhe mund të REGJISTROHENI si “MATURANT” në portalin http://www.fbiuniqiriazi.com/aplikimi .
🔗 Nëse ke një ide biznesi inovative,
atëherë eshtë mundësia juaj të tregoni potencialin tuaj si sipërmarrës ku mund të jesh ti një nga fituesit.
🔍Qëllimi i këtij edicion të 3-të është nxitja e frymës sipërmarrëse dhe kreative tek të rinjtë duke i mbështetur më tej dhe në rrugëtimin e tyre akademik në universitetin tonë.
- Regjistrimi në konkurs është në datat 29 Prill deri me 6 Maj.
- Trajnimi me ekspertin në fushën e sipërmarrjes dhe startup-eve do zhvillohet me datë 10 Maj, ku pjesëmarrja në trajnim është e detyrueshme sepse do trajnoheni mbi hartimin e projekt idesë .
- Dorëzimi e projekt idesë në email do realizohet nga datat 10 Maj deri me 20 Maj.
- Finalja e konkursit do zhvillohet me datë 24 Maj në ambientet e Universitetit Qiriazi.
FITUESIT PËRFITOJNË :
Vendi 1️⃣ Bursë akademike 100% dhe konsulencë nga ekspertët e fushës për të zhvilluar më tej idenë.
Vendi 2️⃣ Bursë akademike 50 % .
ℹ️ Për çdo informacion mund të aksesoni http://www.fbiuniqiriazi.com ose adresën fbi@qiriazi.edu.al
