Maturantë, ashtu si çdo vit tjetër, në periudhën tuaj më të rëndësishme, teksa jeni në dilemat që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. ![]()
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në datat 18 dhe 19 prill në ambientet e Universitetit Qiriazi për një trajnim me 3 module, totalisht falas.
Ditën e parë të trajnimit, datë 18 prill, Dr. Erjona Fusha ju pret në një diskutim mbi “Rolin e individit në zhvillimin dhe përparimin e qytetit”.
Pas saj, PhD. Viliem Kurtulaj do të ndajë me ju dijet dhe eksperiencat e tij rreth “Marrëdhënieve Publike”.
Ndërsa ditën e dytë të trajnimit, më datë 19 prill, Msc. Rigelca Gupe do të trajtojë një ndër tematikat më të përfolura të momentit, “Inteligjenca Artificiale në duart tuaja”.
Ju mirëpresim! ![]()
𝟏𝟖 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 –
𝟏𝟑:𝟎𝟎
𝟏𝟗 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 –
𝟏𝟑:𝟎𝟎


