April 22, 2026
img_8936-1

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, përuruan tre laboratorë të rinj, që u vijnë në ndihmë studentëve gjatë viteve të studimit si dhe ngritjen e një platforme interaktive për punësimin e studentëve të këtij fakulteti.

Konkretisht një nga laboratorët që është ndërtuar falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), do të përdoret për ngritjen e infrastrukturës për programin e studimit bachelor në përkthimin e gjuhës së shenjave shqipe.

Po ashtu edhe dy laboratorët e tjerë digjitalë, të cilët janë në shërbim të studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Këto laboratorë do të ndihmojnë në trajtimin e një kurrikule bashkëkohore të gjuhës së shenjave shqipe dhe ndërkombëtare, duke shtuar kapacitetet e mësuesve dhe përkthyesve të rinj. Për më tepër, ata do të mundësojnë zhvillimin e mësimit në distancë, duke përforcuar lidhjet mes studentëve dhe profesorëve.

Investimi në infrastrukturë shkencore është një hap i rëndësishëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të lehtësuar përpjekjet e kërkimit shkencor dhe për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës.

Kjo përfshin edhe ngritjen e një platforme të punësimit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, platformë, e cila do të ndihmojë në lidhjen mes studentëve dhe kompanive për mundësi punësimi dhe zhvillim projektesh praktike.
Kjo platformë përputh kërkesat e biznesit me profilin dhe aftësitë e studentëve sidomos në sektorin e turizmit, ku kërkesat për interpretë të gjuhëve të ndryshme janë të larta, dhe kjo platformë pritet të ofrojë zgjidhje të shpejta dhe efikase për të gjithë palët e interesuara.

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading