Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve të mjekësisë kundër qeverisë që i detyron të qëndrojnë në Shqipëri pas studimeve për 3-5 vjet.
Gjykata ka vendosur të detyrojë Kuvendin që brenda 3 muajve të bëjë akte të reja ligjore për afatet.
Kushtetuesja i konsideron të ashpra afatet e vendosura nga qeveria, ndaj ka shfuqizuar afatet 2,3 dhe 5-vjeçare.Sipas Gjykatës Kushtetuese afatet nuk janë proporcionale me interesin publik. Kushtetuesja thotë se ka parë vende të tjera dhe afati nuk shkon më shumë se 3 vjet. / Euronews.al
