Informacionin për arritjet e fëmijës tuaj për periudhën e parë të vitit shkollor 2023-2024 (në çdo kohë) e shihni nëpërmjet portalit qeveritar të shërbimeve publike “e-Albania”.
Hapat që duhet të ndiqni për të hapur fletët informuese të fëmijës tuaj janë këto:
1. Logohu në e-Albania
https://e-albania.al
2. Identifikohuni me ID dhe fjalëkalimin tuaj
3. Klikoni tek “Hapësira ime”
4. Klikoni “Dokumentet e mia”
Në këtë hapësirë ju do të keni një dokument me emrin “ Fleta Informuese”, e cila pasi të shkarkohet do të jetë e ruajtur si dokument në telefonin apo kompjuterin tuaj.
