April 16, 2026
1nxenes2-1

Miratohet në Kuvendin e Shqipërisë buxheti i shtetit për vitin 2024. Për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ky buxhet do të jenë në vlerën prej 52 miliardë e 223 milion lekësh, me një rritje prej 10.7% në krahasim me vitin e kaluar. Gjithashtu, është parashikuar një shtim prej rreth 4 miliard lekësh për rritjen e pagave për vitin 2023, duke e çuar në vlerën 56 miliardë e 223 milion lekë ose 9 miliard e 49 milion lekë më shumë se buxheti fillestar i vitit 2023.

Buxheti për vitin 2024 në fushën e arsimit dhe sportit siguron një rritje të konsiderueshme të investimeve në arsim, duke përfshirë rritjen e pagave për mësuesit, investime në infrastrukturën arsimore dhe digjitale, zgjerimin e financimit për programet e arsimit të lartë, për ndërkombëtarizimin dhe kërkimin shkencor, mbështet nxënësit dhe studentët, si dhe financon programet sportive dhe promovon sportin si motor zhvillimi.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi se viti 2024 do të jetë viti i rritjes historike për pagat e mësuesve, duke e çuar për herë të parë pagën mesatare të mësuesit në 950 Euro.

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading