April 20, 2026
IMG_7674

Universiteti i Pensilvanisë, një nga tetë institucionet prestigjioze të Ivy League, ka vendosur të integrojë lëndën e gjuhës shqipe në kurrikulën e tij, duke filluar nga semestri i pranverës 2024.

Njoftimi është bërë nga Ballina Prishtina, studentja shqiptare e cila u diplomua në Universitetin e Pensilvanisë këtë maj dhe luajti një rol të rëndësishëm në bindjen e universitetit për të filluar mësimin e gjuhës shqipe, transmeton Erudera.com.

Ajo tha se arsyeja e avokimit të saj për të shtuar shqipen si lëndë në kurrikulën e universitetit është për shkak se ajo është një gjuhë që kishte mbijetuar qindra vjet nën pushtim. Prishtina tha se dëshiron ta shohë gjuhën të gjallë edhe për shumë vite të tjera.

Më tej ajo tha se kursi do të shërbejë si një mjet për disa breza të shqiptarëve amerikanë që të mund të flasin gjuhën për brezat që do të vijnë.

“Shpresoj se të gjithë e kuptojmë se çfarë momenti historik është ky për grupin tonë [të studentëve shqiptarë në këtë universitet], që gjuha jonë e bukur dhe unike të mësohet në universitetin më të vjetër amerikan”, ka shkruar ajo në Facebook.

Studentët e interesuar do të mund të regjistrohen në kursin “Shqipja Fillore”, niveli fillestar i gjuhës, i cili do të ofrohet në Departamentin e Gjuhës në Penn.

Gjuha shqipe u prezantua si lëndë në fillim të këtij viti edhe në Harvard, universiteti më i vjetër në SHBA. Mësimet e shqipes në Harvard filluan në prill në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së Afërt (NELC).

Ka universitete të tjera në SHBA ku studentët mund të studiojnë gjuhën shqipe, duke përfshirë:

Universiteti Shtetëror i Arizonës

Universiteti DePaul

Kolegji Mercy në Dobbs Ferry, Nju Jork

Gjuha shqipe i përket familjes së gjuhëve indoevropiane. Sipas një artikulli shkencor të botuar së fundmi në revistën Science, shqipja është një nga gjuhët e lashta indo-evropiane që ka mbetur në përdorim.Studiuesit kanë paraqitur dëshmi se shqiptarët dhe gjuha e tyre janë të paktën 6000 vjet të vjetra.

| MSH 2023 |

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading