April 18, 2026
regjistrimet

Nga data 29 gusht e deri më 11 shtator të gjithë maturantët fitues do të kenë mundësi të regjistrohen në universitete. Për këtë vit Fakulteti i Ekonomisë është më i preferuari nga maturantët, 43% prej tyre, kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij fakulteti.

Të rinjtë janë orientuar nga tregu i punës, duke bërë një studim të tij, për të parë se çfarë ofrohet më së shumti.

“Informatikë ekonomike. Besoj se ka të ardhme dhe tregu e kërkon gjatë dhe është e duhura”, thotë një vajzë.

Regjistrimet do të jenë në dy raunde dhe do të zgjasin deri në 21 shtator. Nga 32 mijë kuota, vetëm 19600 maturantë kanë aplikuar në fazën e parë.

“Jam duke pritur për të fituar degën që dua. Informatikë ekonomike. Mendoj se ka një treg punë shumë interesant”, shprehet një djalë.

Regjistrimet në universitete këtë vit do të jenë me dy raunde dhe jo 3 siç ishte vitin e shkuar. Regjistrimi do të bëhet online për dy raundet e para, dhe në përfundim të tyre, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në universitete deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Burimi: Euronews Albania

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading