1623073111_1maturantet4

Sot mbyllen aplikimet në portalin UAlbania, në të cilin maturantët për 6 ditë kanë pasur mundësinë që të zgjedhin 10 degët e preferuara të tyre nga 653 programe të vendosura në dispozicion, me qëllim nisjen e universitetit. Aplikimet mbyllen ne 11:59 minuta të natës, dhe deri më tani kanë aplikuar mbi 19 mijë. 1/3 janë kanë zgjedhur inxhinieri, degë të teknologjisë dhe degë të IT. Për sa u përket programeve që lidhen me shëndetin dhe infermierinë kanë aplikuar 23%

Për ata që nuk do mbesin të kënaqur me degën që do fitojnë, në shtator do të ketë një raund tjetër tre ditor. Renditja përfundimtare e degëve për maturantin do të shpallen me datë 21 shtator. Menjëherë një ditë më pas, nga data 22 deri më 1 tetor, ata mund të regjistrohen në universitete. Universiteti këtë vit akademik 2023-2024 nis me datë 2 tetor.

Burimi: Shqiptarja.com

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading