Në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore, maturantët ka që kanë dhënë provimet e MSH 2023, sesioni i parë, kanë të drejtë të kërkojnë kopjen e testit, pas përfundimit të të (katër) provimeve të MSH.
Maturanti/kandidati që kërkon kopjen e testit, duhet të kryejë aplikimin online në portalin e-albania, duke përdorur shërbimin “Kërkesë për kopje testi të Maturës”, për të 4 (katër) provimet, në datën 28 qershor 2023, ora 08.00-16.00,
Pas trajtimit të kerkesës, QSHA do të nisë kopjen e testit për secilin maturant/kandidat që e ka kërkuar atë, në Hapësira ime”, seksioni “Dokumentet e mia”, në llogarinë përkatëse të çdo maturanti/kandidati, në e-albania.
