Nga dita e nesërme do të nisë rekrutimi për të rinjtë në Forcat e Armatosura. Një tendë që do të vendoset në qendër të kryeqytetit. Pas mbledhjes së Qeverisë, Peleshi u bënë thirrje të rinjve të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura dhe slogani do të jetë “Bëhu versioni yt më i mirë”, sepse në të vërtetë ata qytetarë që shërbejnë në Forcat e Armatosura përveç trajtimit dinjitoz kanë kredon t’i shërbejnë një vendi dhe mbrojtjes, sigurisë dhe paqes sidomos në një kohë kur paqeje dhe siguria janë bërë kryefjala e botës.

“Kjo është një arsye më tepër për të rijnë që të rekrutohen dhe të bëhen pjesë e Forcat e Armatosura përkon me rekrutimin që nis nga nesër në qendër të Tiranës paranë Ministrisë së Bujqësisë dhe të Turizmit do të vendoset pika e lëvizshme e rekrutimit e cila do të shkojë edhe në qytete të tjera. Kjo është pjesë e reformës së procesit të rekrutimit që na nxjerr nga disa zyra të vjetra të fshehura duke i nxjerrë në qendër të qyteteve dhe duke i bërë qendrat e rekrutimit atraktive dhe duke i përshtatur me prirjet e brezit të sotëm. Ka shumë arsye për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura. Sapo pranohesh aty je pjesë e një institucioni tashmë të integruar në strukturat euroatlantike. Ne jemi anëtarë në NATO. Ke një trajtim jashtëzakonisht të mirë me pagë dhe shumë përfitime të tjera pjesë e paketës tonë sociale që nis nga trajtimet shëndetësore, trajtimet ushqimore dhe me banesë për të gjithë ushtarakët tanë që kanë nevojë strehimin”,- tha Peleshi.

Burimi: Shqiptarja.com

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: