April 18, 2026
matura
  • Provimet e Maturës i jep maturanti/kandidati që ka përfunduar me sukses vitin e fundit të
    shkollës së mesme dhe shkollës së mesme profesionale dhe ka plotësuar formularin A1/A1Z.
  • Kandidatët, të cilët kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011 dhe dëshirojnë të aplikojnë
    për ndjekjen e studimeve në institucionet e arsimit të lartë, t’u njihen provimet e detyruara dhe  me zgjedhje ose provimet e njëvlershme me to, të njehsuara nga ZVAP-ja. Këta kandidatë, në rastet kur nuk kanë dhënë provime me zgjedhje ose i kanë dhënë dhe nuk kanë rezultuar kalues, kanë të drejtë të japin një provim me zgjedhje kur e kanë të nevojshme për plotësimin e kritereve të pranimit të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë.
  • Çdo maturant që rezulton kalues në provimet e detyruara dhe provimin/et me zgjedhje, pajiset
    me diplomë.
  • Çdo maturant i arsimit të mesëm të lartë profesional, që rezulton kalues në provimet e detyruara, pajiset me diplomë të Maturës Shtetërore Profesionale.
  • Diploma e Maturës Shtetërore dhe Maturës Shtetërore Profesionale lëshohet vetëm një herë.
  • Kandidatët, që në Maturat Shtetërore 2012–2019, rezultojnë kalues në një prej provimeve me
    zgjedhje, dhe nuk janë pajisur me diplomën e maturës/certifikatën, duhet të pajisen me to.
  • Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2014, por nuk janë pajisur me
    dëftesë pjekurie/diplomë, nuk e japin gjuhën e huaj si provim të detyruar. Pasi rezultojnë kalues në provimet e Maturës, marrin diplomën dhe certifikatën e Maturës Shtetërore.
  • Maturanti/kandidati, nëse nuk rezulton kalues në sesionin e parë të Maturës, në sesionet e
    ardhshme jep vetëm provimin/et e detyruara dhe me zgjedhje, në të cilat ka mbetur.

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading