April 22, 2026
auto_testi_i_matures_-_14_qershor_2017-driton_bublaku_51503663533

Cilido gjimnazistë që nuk është i kënaqur me vlerësimin gjatë provimeve të maturës shtetërore, mund të kërkojë që testi të rivlerësohet. Në rregulloren e re, sqarohet se ankesa dorëzohet në momentin që dalin përgjigjet e të gjitha lëndëve, dhe nga 3 korriku Qendra e Shërbimeve Arsimore ka 4 ditë kohë për të bërë rivlerësimin e testit, duke nxjerrë një notë më të lartë, të njëjtën, apo edhe një vlerësim më të ulët.

Për herë të parë këtë vit, rregullorja e maturës shtetërore do t’i japë mundësi maturantëve të pa kënaqur me rezultatet në provime, që të kërkojnë rivlerësim.

Sipas rregullores, ankesa për notën në provimet e maturës, dorëzohet pranë Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore me datë 3 korrik, pasi kanë dalë notat e të gjithë provimeve, si lëndëve të detyrueshme, edhe ato me zgjedhje. Ky komision ja dorëzon ankesën e maturantit Qendrës së Shërbimeve Arsimore, (QSHA) për të bërë rivlerësimin e përgjigjeve në testim. Rezultatet përfundimtare të rivlerësimit bëhen të ditura tre ditë më vonë, me datë 7 korrik.

Sipas rregullores të publikuar në fletoren zyrtare, mbeten të pandryshuara procedurat për mbajtjen e provimeve të maturës. Gjimnazisti paraqit në qendrat e provimit 1 orë e 30 minuta para nisjes së testit me mjet identifikues. Kopja, komunikimi me të tjerët dhe plotësimi i testit me ngjyrë tjetër përvecse blu dhe të zezë, e bën mbaturantin automatikisht ngelës. Kush nuk kap 25% të pikëve, gjithashtu e humbet provimin, me të drejtën për tu ritestuar në periudhën e vjeshtës.

Mjediset duhet të jenë të ajrosura dhe të mjaftueshme për të paktën 150 maturantë dhe për çdo 15 apo 20 prej tyre do të ketë një mësues administrues. Edhe vetë Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se është kërkuar që të zgjidhen hapësira të mëdha për shkak se mundësia për të shkelur rregullat është më e vogël.

Gjatë provimit largësia ndërmjet çdo maturanti i të jetë  jo  më  pak  se  120  cm,  në  të  katër  drejtimet dhe në mjediset e provimit  nuk duhet të  ketë  tabela  ose  materiale  të  tjera  që  kanë  lidhje  me lëndën që jepet provim.

Gjithashtu në rregullore bëhet e ditur se drejtori  i  shkollës dhe  punonjësit  e zyrës Vendore  të  Arsimit  Parauniversitar përkatës e kanë të ndaluar të qëndrojnë gjatë testimit në  mjediset  e  provimit  të Maturës Shtetërore. Testimet sipas lëndëve përkatëse do të jenë me 60 pyetje dhe për t’i plotësuar maturantët do të kenë në dispozicion  2 orë e 30 minuta.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading