February 2, 2023

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2023. Provimi i parë do të jetë ai i anglishtes, i cili do të zhvillohet më 1 qershor. Provimi i dytë do jetë për gjuhën shqipe dhe letërsinë, i cili është vendosur të zhvillohet me 7 qershor.

Provimi i matematikës, është provimi i tretë për maturantë dhe do zhvillohet më datë 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor. Si çdo vit, është vendosur që provimet të kenë largësi afërsisht një javë nga njëri-tjetri.

Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.

Këto i bëri me dije ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi gjatë një takimi me maturantët në qytetin e Korçës për të diskutuar mbi rregulloren e sapomiratuar të Maturës Shtetërore.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Leave a Reply

%d bloggers like this: