
Përshendetje, psikologe Enertila! Doja të ndaja me ju stresin e këtyre ditëve. Po afrohen datat e provimeve të maturës shtetërore dhe unë çdo ditë po stresohem më shumë. Stresin e lidh shumë edhe me vështirësitë e vitit mësimor që kaluam. Ju lutem më thoni si ta largoj këtë stres që më pengon të fokusohem në mësime? Ju falenderoj!
Përgjigjet psikologia:
Të falenderoj shumë që vendose të më shkruash. Është shumë e justifikuar dhe e qartë gjendja që ju më shprehni
Përgatitja psikologjike për një provim nuk është një detyrë e lehtë, por është e nevojshme. Ankthi i provimit, mund të shkaktojë performancë të ulët ose të ndërhyjë në procesin e studimit. Ai konsiston në shqetësim të tepruar për provime dhe frikë nga pasojat e mundshme negative.
Ankthi i provimit është i zakonshëm në mesin e studentëve, por ndonjëherë është aq i fortë sa ka sjellje simptomatike dhe probleme të performancës. Ata që vuajnë nga ankthi i provimit përjetojnë një panik të fortë sa që nuk janë në gjendje të përqëndrohen në studime. Stresi është një përgjigje e natyrshme e njerëzve për t’i mbrojtur ata në rast rreziku. Ankthi i provimit është i ndryshëm nga shqetësimi normal.
Simptomat kryesore të ankthit të provimit janë:
• fizike : dhimbje koke, dhimbje barku, nauze ose diarre, vështirësi në frymëmarrje, nxitim kardiak.
Do të rekomandoja të:
1. Organizoni studimin . Vendosja e qëllimeve, planifikimi i punës hap pas hapi dhe mbajtja e afateve nën kontroll ndihmon në menaxhimin e ankthit të provimit.
2. Është më mirë të takoni njerëz pozitivë.
3. Planifikoni kohën tuaj me mencuri.
4. Hani mirë. Trupi juaj ka nevojë për karburant të mirë (ushqim) për të punuar me efikasitet.
5. Gjumi është një mënyrë e shkëlqyer për të qetësuar ankthin dhe stresin.
6. Mos i lini pas dore nevojat tuaja!
7. Mos hiqni dorë duke mos dalë ose të mos shqetësoni!
8. Mos hiqni dorë nga aktiviteti i shëndetshëm fizik!
Burimi: Dritare.net