March 21, 2023

Bashkë me rritjen e naftës, është rritur tashmë edhe bileta e autobusit. Kushdo që udhëton nga Korça në Tiranë apo edhe anasjelltas do të duhet të paguajë 100 lekë më shumë. Sipas drejtuesve të autobusëve kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së çmimit të karburantit.

Por, jo vetëm autobusët e linjës Korçë-Tiranë kanë rritur çmimin e biletës. Drejtuesit e furgonëve të linjës Korçë-Pogradec kanë thënë për mediat se kanë rritur çmimin me 50 lekë. Ndërkohë, të shumtë kanë qenë qytetarët që janë revoltuar me ndryshimin e çmimit, kjo për shkak se sipas tyre e mësuan gjatë udhëtimit.

Dje kur erdhëm nga Pogradeci për në Korçë ishte 2500, në mes të rrugës na i thanë. Na vjen shumë keq.”-tha një pasagjer.

Përsa i përket linjës Vlorë-Tiranë, çmimi nuk është rritur ende, por drejtuesit e mjeteve paralajmërojnë se çmimi pritet të rritet së shpejti.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: