Shpërndaje tek shokët që të informohen

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka thënë se niveli i kalueshmërisë për nxënësit do të ulet. Gjatë prezantimit të maturës shtetërore që ka bërë sot, ministrja Kushi është shprehur se duhen marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti akademikë për shkak të pandemisë.

“Duke marrë në konsideratë vështirësitë e viti akademik për shkak të pandemisë, me vendim unanim të komitetit  të maturës shtetërore ne vendosëm që të ulim kufirin minimal të kalueshmërisë dhe gjithashtu kufirin minimal për çdo notë. Ishte një vendim që në kushtet në t ë cilat ndodheshim ishte i domosdoshëm. Që mos lejojmë që maturantët të penalizohen për shkak të situatës”, është shprehur ajo.

Na ndiqni në faqen tonë të Instagramit: http://instagram.com/matura.shteterore


Gjithashtu, matura shtetërore do të preket dhe nga një ndryshim tjetër që lidhet me 2 lëndët kryesore, matematika dhe gjuha shqipe e letërsia. Kushi u shpreh se do rikthehet metoda e hartimit të testeve nëpërmjet një grupi të përzgjedhur mësuesish. 

Ministrja ka folur dhe për mbylljen tre ditore të shkollave.  

“Ky vendim nuk ka të bëjë vetëm me sistemin e ngrohjes. Sigurisht ka shkolla ku çalon situata por më shumë me mungesën e ujit të pijshëm. Nuk ka lidhje as me Covidin dhe pse ka një rritje evidente të rasteve pozitive te mësuesit dhe nxënësit.

Kemi disa skenarë që do përshtaten me situatën, që me udhëzuesin fillestar të vitit shkollor, po u përkeqësua situata jemi të përgatitur. Është vetëm për 3 ditë, që përsëri do e shikojmë si do shkojë”, tha ndër të tjera në deklaratë për mediat Evis Kushi.

Burimi: Newsbomb.al

Leave a Reply