April 26, 2024

15 të rinj shqiptarë do të kenë shansin të studiojnë në 2 prej universiteteve më prestigjioze, falë programit të bursave “One Scholars” te financuara nga kompania One Telecommunications. Drejtori Ekzekutiv, Emil Georgakiev nënshkroi të shtunën marrëveshjen me përfaqësuesit e Universitetit Amerikan të Bullgarisë dhe atij të Kosovës, duke shënuar kështu fillimin e një bashkëpunimi 5 vjeçar.

“Ne besojmë se arsimimi cilësor është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe për të patur profesionistë në të ardhmen. Ndaj, programi “One Scholars” do të identifikojë talente, që padiskutim mund të jenë nesër punonjësit tanë”.

“Duam të ndihmojmë ata studentë që vijnë jo nga kushte të privilegjuara ekonomike. E shpresoj që të jemi një shembull për kompanitë e tjera shqiptare”.

David Evans nga Universiteti Amerikan i Bullgarisë dhe Lavon Bajrami nga ai i Kosovës, e konsiderojnë bashkëpunimin me kompaninë One si të frytshëm dhe premtues për të ardhmen.  

“Është një partneritet i mrekullueshëm me “One scholars”,që do t’i ndihmojë këta të rinj që të arrijnë synimet e tyre në Shqipëri dhe në rajon. Unë besoj se do ta vijojmë këtë bashkëpunim edhe në vitet e ardhshme”.

“Ky partneritet konsiston në mbështetjen financiare të studentëve. Do të jenë 5 këtë vit dhe 5 vitin e ardhshëm”. Përtej programit të bursave në të dy universitetet, One Telecommunications do të ofrojë për këta të rinj mundësinë që gjatë muajve të verës të zhvillojnë praktikën e tyre të punës pranë kompanisë.

Tv Klan

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading