Guide per stafin dhe studentet e Universitetit Bujqësor i Tiranës

Si të përdorim aplikacionin “Jitsi Meet”

Jitsi Meet është një aplikacion i përdorur për video konferenca. Superioriteti i Jitsi Meet është senuk ka nevojë për të krijuar një llogari për të realizuar video konferencë, thjesht bëni një sallë takimesh. URL-ja e sallës së takimeve që është krijuar mund të shpërndahet drejtpërdrejt me pjesëmarrësit të cilët do të ftohen në video konferencë, përveç kësaj për sigurinë e dhomës së takimeve që është krijuar, mund të shtohet një fjalëkalim për të parandaluar që të tjerët të hyjnë lirisht në konferencë. Përveç konferencës video, Jitsi Meet ka karakteristika të bisedës, desktop sharing, për ndarjen e një URL-je video nga Youtube. Jitsi është falas për t’u përdorur. Me poshtë paraqitet guida se si të konfiguroni Jitsi në PC / Mac dhe gjithashtu Android / IOS.

KONFIGURIMI I JITSI NË PC / MAC

  1. Shkoni në websit-in https://jitsi.org/jitsi-meet

2.    Në fund të faqes gjeni “Start A Call

Kliko “Start a call”

  • Ju shfaqet “Jitsi Meet” for video conference

4.    Vendos emrin e takimit online dhe klikoni “GO

5. Jitsi do të konfigurojë automatikisht Mikrofonin dhe Kamerën në PC ose Mac. Mos harroni të klikoni “Allow” nëse shfaqet në fillimi të faqes lart majtas në PC ose Mac

  • 6. Pamja e Jitsi Meet video conference
  • 7. Kliko butonin (ikonë kompjuteri në cepin majtë poshtë) për të shpërndarë dokumenta, leksione në ppt. me pjesëmarrësit në takimin online.

  • 8. Pasi klikoni “share” keni mundësinë se cilën nga videot do të shpërndani me pjesëmarresit në takim

9.    Kliko aplikacionin që doni të share dhe klikoni “Share” për të filluar leksionin

  • 10. Klikoni në ikonën “i” për të shpërndarë linkun e sallës së takimeve. Mund të vendosni një fjalëkalim për të parandaluar hyrjen e të tjerëve në sallën e takimeve. Kopjoni linkun sallës së takimeve, pastaj shpërndaheni atë në mediat sociale, në mënyrë që pjesëmarrësit të bashkohen përmes linkut të përbashkët (më poshtë gjeni një imazh shembull sesi e shpërndan linkun në social media, psh. Telegram)

  • 11. Nëse ju dëshironi të komunikoni me të gjithë pjesëmarrsit, përdorni butonin e mesazheve.

12. Për të shfaqur pjesëmarrësit e pranishëm atëherë klikoni në ikonën drejtkëndëshe në cepin e majtë poshtë pranë “i”.

13. Për të bërë rregullime, klikoni tre pikat në cepin e djathtë poshtë.

14. Për të ulur cilësinë e videos për shkak të sasisë të kufizuar të internetit ose lidhjes jo shumë të mirë të rrjetit, atëherë klikoni “Manage video quality”

15. Janë 4 mundësi që i shfaqen pjesëmarrësve, 720p High Definition (HD) nëse dëshironi një ekran të qartë, ekran standard (SD) 480p, me rezolucion të ulët (LD) 270p dhe me gjerësi bande të ulët që përjashton imazhe/video.

  • 16. Për të regjistruar një takim, atëherë klikoni në “Start recording”. Për të regjistruar, Jitsi përdor një aplikacion të palës së tretë që të ruaj regjistrimin, “Dropbox“. Para se të përdorni Dropbox, duhet të regjistroheni falas në Dropbox për të marrë 2 GB hapësirë.

17. Paraqitja për e videove të regjistrura në hapësirën e Dropbox e cila menaxhohet nga

ju.

18.   Le të eksplorojmë takimet apo studimet me “Jitsi Meet”…

KONFIGURIMI I JITSI NË ANDROID/IOS

1.   Instaloni aplikacionin “Jitsi Meet” në Playstore

2.   Nëse instalohet me sukses, do të shfaqet një ikonë “Jitsi Meet” në Android / IOS tuaj.

Ikona “Jitsi

2.    “Jitsi Meetings” në aplikacionet Android / IOS.

  • 4.      Nëse nuk përdorni një PC / Mac, Android / IOS mund të përdoret “Meeting Admin” duke shtuar së pari emrat e sallave të takimeve, siç është paraqitur në figurë. Pas krijimit të një sallë takimesh, adresa e sallës së krijuar është shpërndarë nga pjesëmarrësit.

BASHKIMI NË “JITSI” PËR TAKIME/STUDIME

  1. Për t’u bashkuar në dhomën e takimeve, klikoni në linkun e shpërndarë në mediat tuaja sociale.

2.    Pasi të klikoni linkun mund të përdorni ikonën “Jitsi Meet”.

3.    Pasi të keni në hyrë “Jitsi Meet”, pamja që do tju shfaqet do të jetë si në figure:

  • 4. Nëse dëshironi të komunikoni, klikoni në ikonën e mesazhit për të filluar bisedat me pjesëmarrësit e tjerë në takim.

5. Për të bërë rregullime në “Jitsi” klikoni në ikonën e konfigurimit me tre pika poshtë në të djathtë.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

1 thought on “Përdorimi i platformës Jitsi Meet për Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Lini një koment

%d bloggers like this: