Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Universitetet/ Video-Mesazhi i Ministres së Arsimit mbi marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaron se ka folur me Rektorët e universiteteve sa i takon planit që ata kanë për të mbyllur këtë vit akademik.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në Facebook, Shahini bën me dije se të gjithë kanë filluar nga puna për të zbatuar planet.

Ajo theksoi se viti akademik duhet të mbyllet domosdoshmërisht brenda këtyre muajve.

Ministrja tha se universitetet do t’i dorëzojnë planet brenda datës 15 maj. Më pas, ato do të verifikohen nga Ministria e Shëndetësisë nëse plotësojnë kushtet dhe kriteret për ruajtjen e shëndetit të studentëve dhe pedagogëve.

“Situata me përhapjen e COVID-19 në Shqipëri po shkon drejt përmirësimit nga dita në ditë, po nuk jemi ende jashtë rrezikut, ndaj çfarëdo hapje e pjesshme e universiteteve duhet të shoqërohet me protokolle strikte për ruajtjen e shëndetit të studentëve dhe pedagogëve. Më pas, në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë ne do të hartojmë protokolle se si do të operohet për ruajtjen e shëndetit të studentëve dhe pedagogëve gjatë kohës që ata do të rikthehen në auditorë apo laborator”, u shpreh Shahini.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.