Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një komunikim publik ditën e sotme tregoi se si do të procedohet me arsimin e lartë dhe mësimin në universitete.
Teksa theksoi faktin se mësimi online ka krijuar pabarazi mes studentëve, ministrja tha se në bashkëpunim me universitetet dhe pas propozimeve të marra prej tyre, ministria kishte hartuar një rregullore me 4 pika.

Ministrja Shahini sqaroi se:

Studentët e vitit të fundit, në të gjitha ciklet e studimit, të cilët do të diplomohen, do të nisin mësimin në qershor dhe provimet do t’i japin në korrik deri në javën e parë të gushtit.

Ndërsa studentët e viteve të tjera do të nisin shkollën më 25 gusht deri në fund të shtatorit, ndërsa provimet dhe riprovimet do t’i japin në tetor.

Universitetet private mund t’i rikthehen më shpejt auditorëve pasi kanë më pak studentë. Ato janë të detyruar të ndjekin rrregullat për distancimin social dhe atë të dezinfektimit të ambienteve.

Znj. Shahini tha se në bazë të kësaj rregulloreje, studentët duhet të rikthehen në auditore të ndarë në 2 grupe gjatë muajit qershor dhe gusht, ndërsa shtoi se nisur nga vonesat, viti i ri akademik do të nisë në nëntor.

“Rektorët kanë sjellë propozimet e tyre për mbylljen e vitit akademik, që siguron në radhë të parë ruajtjen e shëndetit të studentëve. Bazuar mbi këto propozime, ministria kërkon nga universitetet marrjen e disa masave për mbylljen e drejtë të vitit akademik.

Deri më datën 15 maj universitetet, që do të kthehen në auditore, duhet të detajojnë planin e tyre për kthimin e studentëve në shkolla, atë të distancimit fizik, dezinfektimin dhe numrin e studentëve dhe t’ia dërgojnë atë ministrisë.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: