Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Burimi i informacionit: Panorama

Bardhyl Musai, profesori i Shkencave Sociale, deklaroi se mësimi online nuk mund të zëvendësojë kurrsesi atë që bëhet nëpër klasa dhe auditorë. Në një lidhje skype për emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës, profesori pohoi se ky brez i nxënësve dhe studentëve është prekur shumë nga pezullimi i mësimit në mënyrë krejt të beftë pas shpërthimit të pandemisë, ndërsa theksoi se nuk mund ta konsiderojë si ‘brez të djegur’.

Po ashtu Musai tha se ministria e Arsimit duhet të ketë në dispozicion dy skenarë, atë të rifillimi ttë mësimit në maj, apo dhe mbylljen e saj, duke marrë në konsideratë rezultatet e nxënësve dhe studentëve deri në datën 9 mars.

“Po vijojmë mësimin online. Gatishmëria është e madhe. Kjo situatë na kapi pa pritur. Nuk është se ky lloj mësimi e ka zëvendësuar mësimin nëpër klasa. Jo të gjithë nxënësit e kanë mundësinë që të përdorin internetin, që të kenë laptop, apo telefona smart, apo tableta. Madje mungojnë dhe materialet, disa tekste nuk mund të merren online. Të mos flasim për cilësinë, pasi jemi në kushte që jo vetëm ne, por dhe bota u kap e pa përgatitur. Mësimi online kërkon përgatitje. Por sido që të jetë, është krizë mbarë botërore arsimi. Përqindja është e ulët. Shqipëria nuk është vetëm ajo pjesë brenda Unazës së Tiranës, por nga Vermoshi në Konispol.

Jemi në momentin kur në familje kemi dhe elemente të rënies së ekonomisë, ku shumë prindër kanë humbur punën. Mund të mos kemi lidhje me internet, apo pajisje. Mund të kemi një familje me 3 fëmijë, dhe s’kanë mundësi. Bota po përballet me këtë krizë. Janë 191 vende të botës që e kanë ndërprerë mësimin dhe kanë ngelur jashtë mbi 1 miliard nxënës e studentë. Nuk është një situatë që duhet të flasim për cilësi, por për mobilizim dhe për të angazhuar nxënësit në këtë situatë. Para 10 ditësh deklarova se dy gjera që nuk do të ndodhin, që mos të shtyhej viti akademik dhe mos të shtyhej mësimi në verë. Para ministrisë së Arsimit shtrohen disa variante. Është e vështirë që të merret në vendim, por unë sugjerimet e mia i bazoj në 4 elemente kryesore, në të dhëna statistikore.

I bazoj tek përvoja ime. Ky vit i ka dëmtuar brezat e nxënësve dhe studentëve. Por nuk do të thoja se ky është brez i djegur. S’ka ndodhur asnjë herë në histori që të pezullohet mësimi në mënyrë kaq masive. Ministria e Arsimit duhet të ketë sipas meje dy skenarë. Mësimi do të nisë në shkollat në majm, në 4 ose 11 maj, ose në 18 ose 25 maj. Nëse mësimi nuk nis në këto data, ministrja duhet të ketë skenarin tjetër. Që të konsiderojë të mbyllur vitin akademik. Në këtë situatë, ku njerëzit, fëmijët, studentët, janë të mbyllur në shtëpi, këto shoqërohen me probleme emocionale. Nëse nis mësimi në maj, kjo nuk do ti favorizonte për shtyrjen e mësimit.”, tha profesori.

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png