
Shpërndajeni me shokët që të informohen:
Në uebsajtin e Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) është hapur edhe “Këndi i Psikologut”, përmes të cilit nxënësit që kanë nevojë për mbështetje shtesë gjatë kësaj kohe mund të kontaktojnë .
Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga vetë Ministrja Besa Shahini nëpërmjet një postimi në rrjete sociale:
“Nxënësit që kanë nevojë për mbështetje shtesë në këtë situatë të pazakontë, mund të kontaktojnë shërbimin psiko-social shkollor”
https://arsimi.gov.al/kontakto-psikologun/
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP), së bashku me Urdhrin e Psikologut, kanë organizuar të gjithë shërbimin psiko-social shkollor dhe e kanë vendosur në dispozicion të nxënësve.
Për çdo shqetësim në lidhje me situatën në të cilën gjendemi, nxënësi/ja mund të plotësojnë formularin përkatës dhe psikologu apo punonjësi social do ta adresojë menjëherë shqetësimin e tij/saj.
Burimi: Telegraf.al
-Psikologu/ja e cdo shkolle sipas klasa te caktuara ne nje moment te Javes apo te dyjaveve,mundet telefonon mbase jo cdo nxenes por me perzgjedhje ose duke komunikuar ne grup me gjithe klasen duke nderthurur orarin dhe nje minutazh 15 minutash duke u pershendetur dhe me pas duke e arrestuar te shkruar mbi shqetesimin. Flm