Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një intervistë  për “Opinion” në Tv Klan,  i është përgjigjur disa pyetjeve të studentëve dhe maturantëve, të paraqitura nga gazetari Blendi Fevziu.

Shqetësimet që kanë ardhur si pasojë e situatës së koronavirusit, lidhen me efektivitetin e mësimit online dhe shqetësimin se maturantët ndihen të papërgatitur për t’u futur në provime.

Ministrja tha se është në dijeni të këtyre shqetësimeve, duke thënë se po mendohen mënyra alternative për t’u ardhur në ndihmë.

Ndërkaq ajo tha se shpreson që shumë shpejt të hapen shkollat dhe të vijojë procesi mësimorë për të shkuar me tej në provimet e maturës, duke mos u humbur vitin nxënësve.

Copy of Filluan Përgatitjet për Maturën Shtet.png

“Shpresoj të kthehemi në shkolla dhe ta mbyllim këtë vit akademik , do shohim si po zhvillohet situata dhe kur të jetë e sigurtë, do të kthehemi dhe të bëjmë provimet kombëtare.  Ky vit do të mbyllet në një formë apo në një tjetër sepse nuk kemi pse penalizojmë nxënësit”.

E pyetur për bursat e studentëve, Shahini tha se të gjithë studentët që janë në sistemin e bursave do të paguhen, ndërsa shtoi se për ata studentë që nuk kanë mundësi të paguajnë tarifën e universitetit, mund t’i drejtohen me email ministres apo duke i shkruan në faqen e Facebook, për të analizuar rastin dhe gjetur një zgjidhje të mesme. /tvklan.al

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.