2019-2020/ Mjekësia, publikohen kuotat dhe kriteret e pranimit

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Universiteti i Mjekësisë, më i kërkuari sot në vendin tonë ka bërë publike kotat e pranimit për vitin akademik 2019-2020, ku do të jenë plot 2025 studnetë të rinj tëndarë sipas fakulteteve të ndryshme. Po kështu në udhëzimin më të fundit të marrë nga Senati Akademik i këtij universiteti është bërë publike edhe nota mesatare që do të përdoret për pranimin e studentëve nga të gjitha degët. Për degët Mjekësi e përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, do të garojnë vetëm maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 8.5 e lart. Për degën Shëndet Publik mund të garojnë kandidatët me mesatare mbi notën 8. Ndërsa për degët Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike mund të garojnë kandidatët me mesatare të gjimnazit mbi 7.5.

 

Universiteti i Mjekësisë ka shpallur kriteret e pranimit dhe kuotat për të gjithë ata maturantë apo kandidatë të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet në fakultetet e ndryshme të tij. Ka qenë Senati  Akademik i cili ka miratuar kuotat pas propozimeve të bëra nga fakultetet që janë pjesë e këtij universiteti. Më konkretisht për vitin akademik 2019-2020 do të jenë në total 2025 kuota pranimi për fituesit e rinj që do të nisin për herë të parë studimet në një nga programet e ciklit të parë “Bachelor” si dhe të nivelit të dytë “Master”

Bachelor

Sipas vendimit të marrë nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës bëhet e ditur se kuotat e pranimeve për programet e ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë do të jenë në total 1142. Këto kuota ndahen në 1040 kuota për kandidatët brenda trojeve, 88 për kandidatët jashtë trojeve, 3 kuota për kandidatët me aftësi të kufizuar, 6 kuota për kandidatët me status jetimi, si dhe 5 kuota për romët dhe ballkano-egjiptianët. Për program të dytë studimi do të përzgjidhen si fitues 16 kandidatë, teksa janë përcaktuar edhe 81 kuota pranimi për ciklin e transferimeve. Në tabelën në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar ndarjen e plotë të kuotave për secilin program studimesh, si dhe kategori studentësh. Në kuota të përcaktuar për kandidatë të tjerë përfshihen kuotat për fituesit nga Kosova, Maqedonia, Mali Zi, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, Shtetas të huaj, kuotat për studentët me aftësi të kufizuara, jetimët, romët, si dhe kuotat për program të dytë studimi dhe transferim studimesh.

Masteri

Plot 786 kandidatë do të mund të vijojnë studimet për herë të parë përgjatë vitit të ri akademik në cilinën e dytë të studimeve. Këto kuota ndahen në 727 kuota të miratuara për kandidatët që konkurrojnë brenda vendit, ndërsa pjesa tjetër prej 59 kuotash u është lënë në dispozicion garuesve që vijnë nga trojet. ndarjen e plotë të kuotave edhe për këtë cikël e gjeni të detajuar në tabelën përkatëse bashkangjitur shkrimit.

Nota mesatare  

Mesatarja e kërkuar është një ndër kushtet bazë që çdo kandidat duhet të përmbushë për të hyrë në garë për studimet e larta në një nga degët e fakulteteve që janë pjesë e Universitetit të Mjekësisë. Mesatarja që kërkohet për konkurrim ndryshon sipas programeve. Konkretisht, Senati Akademik i këtij Universiteti ka vendosur se kandidatët që aplikojnë për degët e mjekësisë duhet të kenë mesatare minimale si në vijim: Për degët Mjekësi e përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, do të garojnë vetëm maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 8.5 e lart. Për degën Shëndet Publik mund të garojnë kandidatët me mesatare mbi notën 8. Ndërsa për degët Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike mund të garojnë kandidatët me mesatare të gjimnazit mbi 7.5. Gjithashtu për degët Teknikë dentare, si dhe Higjienist dentar mund të garojnë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 7 e lart. Nota mesatare minimale përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollës së mesme, si dhe nga mesatarja e thjeshtë e notave të provimeve të maturës shtetërore.

Kriteret kualifikuese

Përzgjedhja e fituesve që do të vijojnë për herë të parë studimet në degët e mjekësisë përcaktohet në bazë të tre kritereve.

Kriteri i parë është nota mesatare aritmetike e provimeve të Maturës Shtetërore, e cila vlerësohet me 40 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve. Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje si: Kimi, Fizikë, Biologji, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.4. Ndërsa kur kandidati jep lëndë me zgjedhje të ndryshme nga tre lëndët e përmendura më lart, nota e provimit shumëzohet me koeficientin

Kriteri i dytë është mesatarja e shkollës së mesme që vlerësohet me 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve.

Ndërsa kriteri i tretë është mesatarja aritmetike e lëndëve formuese Kimi, Fizikë, Biologji, të zhvilluara gjatë tre viteve të shkollës së mesme, e cila vlerësohet me 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve. Gjithashtu, fakultetet kanë përcaktuar edhe koeficientet me të cilët vlerësohen shkollat e mesme për secilin program studimi. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar formulën finale për shpalljen e fituesve në të gjitha programet e mjekësisë, si dhe koeficientet e miratuar për llojin e shkollës së mesme që maturanti ka kryer.

Tab 1

KUOTAT E PRANIMIT PËR PROGRAMET “BACHELOR”

Dega                                      Kuota total                         Kuota brenda vendit      Kuota të tjera

FAKULTETI I MJEKËSISË

Master i Shkencave në Mjekësi të përgjithshme  332                      260                         72

Master i shkencave në Farmaci                                  120                        100                         20

Bachelor në Shëndet publik                                        27                           20                           7

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

Bachelor në Infermieri të Përgjithshme                    277                         260                         17

Bachelor në Mami                                                           47                            35                          12

Bachelor në Fizioterapi                                                   59                          45                           14

Bachelor në Teknik Imazherie                                    57                          45                           12

Bachelor në Teknik Laboratori                                     60                          45                           15

Bachelor në Logopedi                                                    41                            25                           16

FAKULTETI I MJEKËSISË DENTARE

Master i shkencave në Stomatologji                        114                         100                         14

Bachelor në Teknikë Dentare                                      35                           35                           0

Bachelor në Higjienist dentar                                      70                           70                           0

Subscribe

Tab 2

KUOTAT PËR NIVELIN E DYTË MASTER PROFESIONAL DHE SHKENCOR

Dega                                                                      Kuota     Kuota brenda vendit     Kuota të tjera

Master Profesional në Menaxhim Shëndetësor 35           30                           0

Master i Shkencave në Shëndet Publik           30                   25                            15

Master Profesional në Shëndet Publik             35                  30                           5

Master i Shkencave në Infermieri                             78           75                           3

Master i Shkencave në Mami                                     17           15                           2

Master i Shkencave në Logopedi                               28          28                           0

Master i Shkencave në Teknikë Laboratori           38          38                             0

Master Profesional në teknik Laboratori                50           45                            5

Master Profesional në Teknik Imazheri                   50          45                           5

Master Profesional në Fizioterapi                             60           55                           5

Master Profesional në Kujdesin Paliativ                 20           20                           0

Master i Shkencave në Teknik Imazherie              37           35                            2

Master i Shkencave në Fizioterapi                            48           45                           3

Master Profesional në Menaxhim Infermieror      180      170                        10

Master Profesional në Mami                                      50           46                           4

Master Profesional në Logopedi                               30           25                           5

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.