Matura Shtetërore, rihapen aplikimet për formularin A1

Bëjeni Share që të informoni shokët: share-512.png

Të gjithë maturantët apo kandidatët, të cilët nuk arritën të plotësojnë formularët e aplikimit për në universitet, do të kenë një shans të dytë. Me anë të një shkrese zyrtare, Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit ka njoftuar rihapjen e aplikimeve në fund të muajit maj.

Kështu, të rinjtë e pavendosur apo edhe ata, të cilët nuk e kanë shfrytëzuar fazën e parë për një arsye apo për një tjetër, të mund ta korrigjojnë këtë në mundësinë e dytë që po iu ofrohet. Ata do të kenë 5 ditë në dispozicion, përkatësisht nga data 27 maj deri në datën 31 maj, për të plotësuar formularin.Matura Shtetërore

 

Aplikimet do të bëhen në rrugë elektronike në ambientet e shkollës. “Njoftohen të gjithë maturantët/ kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/ A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, se ky portal dhe portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 maj deri në 31 maj 2019, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Plotësimi online i formularit bëhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesën të lartë, ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është e mbyllur”, thuhet në njoftim. Ndryshe nga vitet e kaluara, aplikimet për formularin A1 dhe A1Z, këtë vit nisën në fillim të muajit janar. Në rregulloren e bërë publike më herët nga Ministria e Shëndetësisë janë përcaktuar edhe rregullat bazë, që duhet të ndiqen nga maturantët.

Në muajin qershor do të nisë edhe sezoni i provimeve. Ndryshe nga vjet, ata do të kenë vetëm një provim me zgjedhje. Ndërkohë që për të mos lënë asnjë derë të hapur për ankesa, Ministria e Arsimit që në muajin tetor nxitoi të publikonte programet orientuese, duke iu dhënë mjaftueshëm kohë maturantëve që të përgatiten mbi atë çka i pret në muajin qershor.

Bëjeni Share që të informoni shokët: share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.