Plotësimi i formularëve

Maturantët e vitit mësimor 2017-2018, do e plotësojnë formularin A1 në shkollat e arsimit të mesëm ku ndjekin studimet.

“Plotësimi i formularit A1Z, nga maturantët e viteve të mëparshme (kandidatët), bëhet në shkollat ku ata kanë kryer arsimin e mesëm të lartë, ose në shkollën e përcaktuar nga KMSh-ja sipas vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar, është mbyllur”,-bëhet me dije në rregullore.

Këta kandidatë duhet të dorëzojnë pranë KMSH-së një kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë; vërtetimin me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi; certifikatën e Maturës me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme.

Ndërkohë, plotësimi i formularit AlZ nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit, bëhet në shkollat e përcaktuara nga KMSh-ja e DAR/ZA-së.

Më tej në rregullore theksohet se për shkollat profesionale dhe shkollat e mesme të orientuara, në rastet kur kandidati ka fituar dëftesën e pjekurisë, si provime të detyruara njihen: letërsia dhe matematika (nëse janë dhënë dhe janë fituar); ose një ose dy nga provimet në mungesë të tyre, sipas planit mësimor të shkollës.

Gjithashtu, në nenin 15 të rregullores theksohet se kandidatët nuk lejohen të rijapin provimet me zgjedhje, nëse në maturat e viteve të mëparshme, rezultatet janë më të ulëta se 4.50 e në rastet kur maturantët e kanë dhënë më shumë se një herë një lëndë apo ato me zgjedhje, iu njihet vetëm rezultati i fundit.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: