Pagat e pedagogëve, Nikolla kërkon ndjesë.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka kërkuar ndjesë publike për vonesat e pagave të pedagogëve, që për ministren ndodhi për shkak të integrimit të ligjit të arsimit të lartë në ligjin e buxhetit.

“Unë do të përfitoj nga rasti profesor të kërkoj një ndjesë të madhe publike, për vonesën e pagës së tyre për t’iu thënë që nuk është as më shumë dhe as më pak, po pikërisht dhe nevoja që dhe qeveria dhe institucionet qeverisëse të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë sepse është një axhustim i nevojshëm, që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë, që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet, duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fundvitit të trashëgohet në vitin pasaardhës buxhetor. Ky ligj, apo kjo mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare, që vjen përmes ligjit të arsimit të lartë, kërkon axhustimin e vet në ligjin e buxhetit, gjë për të cilën ne e kemi tejkaluar tashmë me ministrinë e Financave, dhe ndërkohë ishte dhe një ushtrim pa larguar asnjë lloj përgjegjësie nga vetja, në vëmendje të administratorëve, që nuk ishin në lartësinë e detyrës që ti përgjigjeshin me zhdërvjelltësi këtij momenti të rëndësishëm, që lidhet me gjithë administrimin e financave dhe gjithë linjës administrative në institucionet tona të arsimit të lartë”, tha znj. Nikolla

Top Channel

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.