Femijet e zhurmes

Sa here qe afrohet fundviti ne Tirane, neper rruget e saj nisin te degjohen te shtena lufte.

Keto jane kapsollat. Shkaktojne vetem zhurme. Edhe ne keto pragfesta te fundvitit nuk ka si te ndodhe ndryshe. Kapsollat e kalibrave te ndryshme kane kohe qe paralajmerojne per afrimin e festave.

Sic e do nje tradite qe s’dihet nga e ka orgjinen, furnizimi me kapsolla dhe municione te tjera zhurmuese, ka nisur qe heret per shqiptaret. Ata qe mezi presin kete moment te vecante te vitit jane padyshim femijet.

Familja Sukthi ndodhet pikerisht ne nje moment shoping fishekjarresh.

Irma Lalaj, shitese ne nje nga dyqanet me te njohura te tregtimit te fishekjarreve ne Tirane, rrefen per shijen e fundvitit.

“Si cdo vit ky eshte piku i shitjes se fishekzjarreve, pastaj vijne kapsollat, tubat, topat me plasje te ndryshme. Gjithmone keta fishekzjarre keshillohen te ndizen ne prani te prinderve”, shprehet Irma.

Geraldi dhe Xhaferri, jane tejet te apasionuar pas fishekzjarreve, por fiksimi i tyre me i madh ne keto festa jane kapsollat.

Per femijet momenti me i lumtur ne keto dite festash eshte hedhja e kapsollave dhe portreti i trembur i njerezve.

“Me pelqejne shume fishekzjarret dhe kapsollat dhe mezi pres te vij Viti i Ri. Qejfi im eshte kur njerezit tremben”, thote Geraldi.

Keta jane femijet e thjeshte te qyteteve shqiptare. Femije qe ndoshta nuk kane asnje kenaqesi tjeter per kete fundvit, pervec talljes me friken e te rriturve.

Burimi: Top Channel

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.