Ky është shteti ku fëmijët rriten më të lumtur

Sipas studimeve Danimarka ka rezultuar të jetë vendi më i lumtur në botë dhe sekreti i kësaj jete të lumtur qëndron në mënyrën si ata edukojnë fëmijën.

Sipas studimeve Danimarka ka rezultuar të jetë vendi më i lumtur në botë dhe sekreti i kësaj jete të lumtur qëndron në mënyrën si ata edukojnë fëmijën.


Fëmijët duhet të luajnë, dhe në Danimarkë ata luajnë më tepër se shtetet e tjera ku fëmijët nxiten të kryejnë sa më shumë sporte, kurse muzikore, mësime gjuhësh të huaja etj. Loja në ambient të hapur e bën fëmijën të ndiejë më pak ankth dhe të zhvillojë aftësitë për të kontrolluar stresin apo emocionet.


Fëmija duhet të ndihmohet që të njohë ndjenjat e tij, qofshin ato të mira apo të këqija. Ai duhet të inkurajohet të thotë të vërtetën ndërsa ju duhet të tregoheni sa më origjinalë në mënyrën si e lavdëroni atë. Komplimentet e tepërta ndonjëherë mund të rezultojnë false dhe për pasojë nuk e ndihmojnë vetëbesimin e fëmijës.


Fëmija mësohet të shikojë situatat negative me një sy tjetër, pra me një sy disi më pozitiv. Përpiquni bashkë me fëmijën të shikoni edhe ju anët pozitive të gjërave. Pra në momentin që ai ka kaluar një moment të keq, ju mund t’i kujtoni atij një moment pozitiv, duke theksuar se në jetë do të ketë edhe momente të bukura edhe të këqija.


Kjo është aftësia e fëmijës për të kuptuar si ndihet tjetri, dhe për të zhvilluar empatinë ju duhet të punoni sa më shumë me fëmijën që ai të shprehë emocionet e veta. Nëse ai është duke qarë ju duhet ta pyesni se përse është i mërzitur dhe se e kuptoni si ndihet. Evitoni shprehje të tipit “mos u mërzit” etj.


Danezët nuk vendosin ultimatume. Pra nuk praktikojnë ndëshkimet, shpullat dhe ultimatumet. Prindërimi mes frikës është një problem dhe nuk promovon respektin. Mbani mend se nuk ekziston një fëmijë i keq por një sjellje e gabuar. E edukoni fëmijën me rregulla dhe jo ndëshkime, me autoritet dhe jo ultimatume.


Ata kalojnë shumë kohë me miqtë dhe të afërmit. Pra krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe kalojnë kohë cilësore bashkë. Përgatisin një vakt, pinë një pije të ngrohtë, luajnë së bashku etj. Pra bashkëpunojnë të gjithë në mënyrë tepër pozitive.

(Portali Shkollor)

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.