Akreditimi i Universiteteve, Rektori Koni interviste per Ora News. :)Raporti i agjencisë britanike për akreditimet do të shihet më vëmendje të posaçme prej senatit dhe rektoratit të Tiranës. Madje Mynyr Koni shprehet për Ora News se mund t’i drejtohet dhe gjykatës në rast të konstatimit të padrejtësive. Sipas tij, vlerësimi i Universitetit të Tiranës është bërë në kohën kur Dhori Kule ishte rektor. Ndaj sipas Konit, Kule është një ndër përgjegjësit për rezultatet jo të pranueshme të këtij draft raporti.

Në Universitetin e Tiranës, dhe fakultetet përkatëse ka mbërritur draft-raporti i agjencisë britanike për akreditimin, i cili me rezultatet e tij ka shqetësuar drejtuesit e universitetit për rezultatet jo pozitive të tij.

Rektori i Universitit të Tiranës Mynyr Koni shprehet se vlerësimi i agjencisë britanike i përket viti 2013-2016.

Koni: Vlerësimi institucional për Universitetin e Tiranës është bërë në periudhën 2013-2016, kun ë pozicionin e rektorit të universitit të Tiranës ka qenë Dhori Kule. Ndërsa gjithë aktiviteti, gjithë procesi për realizimin e tij është bërë nga momenti i aplikimit që ka qenë në dhjetor 2016 dhe deri tani nga strukturat në përbërje të UT të njësive përbërëse të tyre, departamentet, stafi akademik, studentët dhe stafi administrative.

Gjithashtu sipas Rektorit, drafti i është dorëzuar dekanëve të fakulteti.

Koni: Në momentin kur grupi i vlerësimit të jashtëm kishte planifikuar takimet në UT në një nga takimet e tij që ishte planifikuar me deganët, Dhori Kule nuk ka qenë prezent. Që do të thotë, tërë komunikimi i pergatitjes së materialeve është bërë në transparencë të plotë.

Rektorati do të mbajë qëndrimin e tij, madje mund edhe ti drejtohet gjykatës në rast papajtueshmërie.

Koni: Senati akademik do të mblidhet menjëherë si autoriteti më i lartë akademik në momentin që të mbërrijë raporti përfundimtar i grupit të vlerësimit të jashtëm dhe vendimi i bordit të administrimit. Në këtë moment ky organ do ti nënshtrohet një analize të hollësishme dhe nëse ne shohim arsye do ti drejtohemi institucioneve ligjore, Gjykatës Administrative.

Raporti final pritet të publikohet pas disa jave, nga ky do të nisë edhe analizat mbi plotësimin e standardeve të këtij universitetit.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: