April 19, 2024

KRITERET E PRANIMEVE NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË DHE PËR PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË PËR VITIN AKADEMIK 2017-2018, NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS”
Mbështetur në Ligjin Nr.80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Senati në mbledhjen e datës 27.01.2017,

VENDOSI:

1. Miratimin e kritereve të pranimeve në programet e studimit të ciklit të parë dhe për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë për vitin akademik 2017-2018, në Universitetin Politeknik të Tiranës  si më poshtë vijon:
a. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike:

i. Bachelor në Inxhinieri Mekanike

ii. Bachelor në Inxhinieri Materiale

iii. Bachelor në Inxhinieri Tekstili dhe Modë

iv. Bachelor në Inxhinieri Ekonomike

b. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike:

i. Bachelor në Inxhinieri Elektrike-Profili Automatizim i Industrisë

ii. Bachelor në Inxhinieri Elektrike-Profili Energjitikë

iii. Bachelor në Inxhinieri Mekatronike

c. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

i. Bachelor në Inxhinieri Elektronike

ii. Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni

iii. Bachelor në Inxhinieri Informatike

d. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit

i. Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi

ii. Bachelor në Inxhinieri Hidroteknikë

iii. Bachelor në Inxhinieri Mjedisi

iv. Bachelor në Inxhinieri Gjeodezi

e. Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës

i. Pr.Integruar studimi, Master i Shkencave në Arkitekturë-Profili Arkitekt

ii. Pr.Integruar studimi, Master i Shkencave në Arkitekturë-Profili Urbanist

iii. Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn

f. Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave

i. Bachelor në Inxhinieri Gjeoinformatikë

ii. Bachelor në Inxhinieri Gjeoburime

iii. Bachelor në Inxhinieri Gjeomjedisi

iv. Bachelor në Shkenca Toke

g. Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike:

i. Bachelor në Inxhinieri Matematike

ii. Bachelor në Inxhinieri Fizike

2. Kandidatët duhet të kenë mesataren e shkollës së mesme mbi 6 (gjashtë).

3. Përzgjedhja e kandidatëve, që do të aplikojnë në një program studimi, do të bëhet  duke ju referuar në masën 70% notës mesatare të shkollës së mesme, sipas kriterit të notës mesatare të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2017-2018, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” neni 74, pika 1 , si dhe në masën 30% mesatareve aritmetike të peshuara të tre lëndëve Matematike, Fizike dhe Kimi, në të tre vitet e shkollës së mesme sipas koeficentëve të dhëna në formulën e mëposhtme. Rezultati i vlerësimit të mësipërm do të ponderohet me koeficentin e shkollës së mesme, të përcaktuar për çdo program studimi, sipas specifikave të tyre dhe të publikuar nga UPT:  [ 0.7*MesVKM  + 0.3(0.5*MesMatematike + 0.4*MesFizike + 0.1*MesKimi)]*Kkoef. Shkollës*1000 Ku:

Mes VKM, nota mesatare e përcaktuar me vendim të Këshillit  të Ministrave për vitin akademik 2017-2018, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” neni 74, pika 1;

Mes Matematike, nota mesatare e thjeshtë e matematikës në të gjitha vitet e shkollës së mesmë përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore në provimet e detyruara dhe në  provimet me zgjedhje;

Mes Fizike, nota mesatare e thjeshtë e fizikës në të gjitha vitet e shkollës së mesme  përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore të  provimit me zgjedhje;

Mes Kimi, nota mesatare e thjeshtë e kimisë në të gjitha vitet e shkollës së mesmë  përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore të  provimit me zgjedhje;

Kkoef. Shkollës,  koefiçenti i shkollës së mesme, për vitin akademik 2017-2018, sipas tabelës së koefiçientëve për vitin akademik 2017-2018, bashkëlidhur.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading